Nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë ka këruar që deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, të arrestohet ose të dëbohet, raporton Gazeta10.
Analisti, Blerim Latifi, ka thënë se kjo deklartaë ia ka kutjuar disa histori të ngjajshme ku Serbia është sjellur njejtë ndaj deputetëve shqiptarë.
Tutje, Latifi ka thënë se sot Kamberi po kërcënohet me të njejtë gjuhë.
Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë paska kërku që deputeti i vetëm shqiptar në këtë parlament, Shaip Kamberi, ose të arrestohet ose të dëbohet.
Kjo më kujton historinë e deputetëve shqiptarë që, në kohë dhe regjime të ndryshme jugosllave e serbe, janë ulur në sallën e atij parlamenti. Kanë qenë të shumtë, por sot historia i kujton vetëm dy prej tyre, Ferhat Dragën dhe Ramë Bllacën. Ferhat Draga u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm vetëm pse guxoi të protestonte kundër terrorit që qeveria monarkiste serbe po ushtronte mbi shqiptarët e Kosovës. Ramë Bllaca u vra në atentat pas kundërshtimit të marrëveshjes serbo-turke për dëbimin kolektiv të shqiptarëve në Anadoll.
Sot me të njëjtën gjuhë po e kërcënojnë Shaip Kamberin. Sepse Skupshtina serbe vazhdon të mbetet ende një burim i pashtershëm i urrejtjes kundër shqiptarëve. Shumë horra aty ulen vetëm dhe vetëm duke e kapitalizu kët’ urrejtje”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10