Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një granatë dore shpërthen në oborrin e një shtëpie në veri

Gazeta10
18 April 2024 - 9:50

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit,  konkretisht në Zherovnicë të Zveçanit.

Bëhet fjalë për një granatë dore të hedhur në oborrin e një shtëpie.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani deklaroi se nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale, por që nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.

Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, pohoi Elshani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.