
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar pengmarrjen e kosovarëve nga Serbia.
Ai ka thënë se pas këtij rasti presidenti Vuçiq i ka bërë vetit një autogol të tretë, raporton Gazeta10.
“Politikat e presidentit Vuciq shkojnë deri aty ku nuk i rrespektojnë qytetarin e vet dhe shtetin e tyre, e paraqesin shtetin e tyre si një shtet kur nuk egziston një liri e lëvizjës ky është një autogol i tretë”, tha ai në Politiko.
Gjithashtu Matoshi shton se sa i përket zyrtarët e sigurisë duhet të kenë kujdes kur ta kalojnë kufirin me Serbinë./Gazeta10