
Ukaj në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka treguar pritshmëritë e tij sa i përket zgjedhjeve në veri të cilat priten të zhvillohen gjatë ditës së dielë.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe moslejimin e përdorimit të shkollave në veri si vendvotime, raporton Gazeta10.
Ukaj thotë se është mjaftë sfiduese kjo deri më tani por ai thekson se e gjitha kjo është një skenar i Serbisë përmes Listës serbe.
Është e rëndësishme të theksohet se sipas tij Lista Serbe ka mundësi që ka humbur përkrahjen e mobilizimit të qytetarëve në atë pjesë./Gazeta10