Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në veri vendosen kontejnerët si qendra alternative të votimit

Gazeta10
20 April 2024 - 19:38

Te Ura e Bubës në Zubin Potok janë vendosur kontejnerë si qendra alternative të votimit, raporton RTK. Kontejneri do të shfrytëzohet nesër për votim pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune.

Kontejnerë të tillë do të vendosen edhe në dy lokacione të tjera në Zubin Potok. Kjo zgjidhje është bërë pas refuzimit të 33 drejtorëve të shkollave për t’i ofruar hapësirat shkollore si vendvotime.

Në komunën e Zubin Potokut janë gjithsej 5 qendra të votimit ndërsa të drejtë vote në këtë komunë kanë 6 mijë e 877 qytetarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.