Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Izmir Zeqiri: E kam ditur se do ta çoj mandatin deri në fund

Gazeta10
21 April 2024 - 14:09

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se që nga fillimi i mandatit ka qenë i sigurtë se do të shkojë deri në fund të mandatit.

Sipas tij, të gjitha qëndrat për votim janë të hapura dhe çdo gjë është duke shkuar sipas rregullave, raporton Gazeta10.

Zeqiri thotë se është i gatshëm të pranojë cfarë do rezultati nga vota e lirë e qytetarëve serb.

“Unë do të pranojë çfarë do të ishte rezultati nga vota e lirë e qytetarëve, njëjtë si atëherë kur kam hyrë në garë, besoj se do ta vazhdojnë mandatin deri në fund, bazuar në tri fakte, fakti i parë është se Lista Serbe nuk është matur me votën reale të qytetarëve, dhe aty nuk kanë votuar qytetarët por më shumë kanë votuar komisionerët e Listës Serbe, e dyta sa i përket komunës së Zubin Potokut etnia shqiptare e bënë 12 deri në 15 % rezidentë, kurse e treta është se Listën Serbe nuk e votojnë asnjë qytetarë serb sepse kjo listë i ka keqtrajtuar qytetarët e saj”, tha ai për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.