Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Uglanin për zgjedhjet në Veri: Dështim politik i Listës Serbe

Gazeta10
21 April 2024 - 19:10

Zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Edhe pak minuta mbyllet procesi i votimit, ndërsa dalja e votuesve është minimale, raporton gazeta10.

Pak votues ka pasur edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kryesuesi Komunal i Komunës së Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglani ka thënë për Kanal10 se bojkotimi i dalje në zgjedhje është dështim politik i Listës Serbe dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Procesi ka shkuar si ka shkuar dhe ne bashkarisht si ekzekutivi si legjilativi do t’i kryejmë obligimet tona deri në përfundim të mandatit”, ka thënë Uglani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.