
Zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore ka dështuar.
Bojkotimi i komuniteti serbë për të dal në këto zgjedhje ka bërë që procesi të shpallet i dështuar nga Komisionin Qendror Zgjedhor.
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se Albin Kurti nuk ka dashur që serbët të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje.
“Sepse nga viti 2000 deri tani në zgjedhjet nacionale të Kosovës kurrë nuk kanë dalë 50 përqind e votuesve në zgjedhje, dhe t’i e qet kusht që 50 përqind e serbëve atje të dalin në zgjedhje”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se këto zgjedhje kanë qenë të planfikuara për dështim.
Ai e ka sfiduar me pyetje zëvendësministrin Vokrri për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës.
“Çfarë sovraniteti keni shtrirë në veri kur shkollat nuk keni guxuar t’i hapni për votim të dielën?”, ka qenë pyetja e Matoshit ndaj zv’ministrit Vokrri. /Gazeta10/
Përgjigjen e gjeni me poshtë: