Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk e njoha, thash nuk është ky babai im”, Edita Tahiri flet për takimin e parë në burg me babain

Gazeta10
23 April 2024 - 10:19

Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri në emisionin “Hamabr” ka ndarë momente nga jeta e saj, raporton Gazeta10.

Ajo e ka treguar takimin e parë me babain e saj në burg, që sipas Tahirit ajo nuk e ka njohur duke thënë se ky nuk është babai i saj.

“Kur kemi hyrë në burg dhe ka fillu takimi, më ka marrë baba në krahë dhe unë e kam shty dhe kam thënë se nuk është ky babai im, baba gjithmonë ka pyetur nënën se a do të më njeh Edita kur të kthehem, ndërsa kur ai ka ardh në shtëpi ka qenë i izoluar dhe as drekën nuk e ka ngrënë në shtëpi pasi kishte ardhur me sëmundje psikike”, tha ajo.

Gjithashtu Tahiri tregon se kur ishte e vogël në moshën 6-7 vjeçe, familja e saj e dërgonin atë te komshiu i parë dhe nëna se bashku me djalin e saj kujdeseshin për të.

Edhe sot e kësaj dite kryenegociatorja tregon se ajo gruaja ka vdekur por djali i saj është ende gjallë dhe për të është si një baba i dytë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.