Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, në garë edhe dy kandidatë shqiptarë

Gazeta10
24 April 2024 - 8:14

Shtatë kandidat në zgjedhjet e shtata presidenciale sot edhe zyrtarisht dalin në garë në rrethin e parë zgjedhor për të parin e shtetit në Maqedoni të Veriut.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 07:00 deri në 19:00 do të votojnë në zgjedhjet e shtata me radhë për president shteti.

Gjithsej në Listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar 1 814 317 votues me të drejtë vote, që votë votojnë në gjithsej 3 480 vendvotime.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë.

Ai kandidoi edhe në këto zgjedhje, ndërsa përkrah tij janë Gordana Siljanovska, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrievski.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.