Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ali Ahmeti votoi në Zajaz: T’i themi JO Rusisë, PO Europës!

Gazeta10
24 April 2024 - 14:42

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Zajaz ka shfrytëzuar siç thotë të drejtën demokratike të votës.

Ahmeti thotë se duke votuar mund të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin euro-atlantik dhe siç thotë, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!

“Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!”ka shkruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.