Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Gazeta10
30 April 2024 - 10:22

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për vrasjejn e Gazmend Hysenit, në maj të 2022-ës në Ferizaj, duke e dënuar me dënim unik prej 17 vjet burgim, kwshtu kanë raportuar gazetaret e Kanal10 të cilët kanë ndjekur seancën.

Aktgjykimi ndaj Januzit u shpall sot pasi iu ri kualifikua vepra penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Për veprën penale “Vrasje”, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim.

Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Të njëjtit i konfiskohet arma në mënyrë të përhershme.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin G.H dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.