Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Rama: Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë

Gazeta10
16 September 2022 - 20:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë.

Sipas Ramës, çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në Qendrën Kulturore Sociale e të Moshuarve në Aktash dhe në Qendrën Kulturore Sociale e të Moshuarve në Tophane.

“Bashkë me drejtoren e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim”, ka shkruar ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.