
Në 25 vjetorin e rënies herotike të komantantit Ilaz Kodra, Kanal10 ka realizuar një emsion specialt tek familja e tij në Prekza të Skenderajt.
Gruaja e Ilaz Kodrës, Kimetja ka bërë një rrëfim të padëgjuar me parë në emsionin ‘Politiko Speciale’ për veprimtarinë e bashkëshortit të saj gjatë kohës sa ia ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton gazeta10.
Ajo ka treguar edhe ‘maxhën’ e shtëpisë ku nëna e Ilazit kishte gatuar bukë për ushtarët e UÇK-së.
“Nëna e Ilazit, prej këtij druri i ka dhënë bukë djepit të UÇK-së, 24 orë”, ka thënë bashkëshortja e Ilaz Kodrës.
Ajo ka treguar se në shtëpinë e tyre bukë kanë hëngër Adem Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra e plotë të tjerë. /Gazeta10/
Rrëfimn e saj e gjeni me poshtë: