Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Canaj e zë ngushtë Mustafën: Cili është raporti i juaj me Vuçiqin?

Gazeta10
01 May 2024 - 21:26

Shkarkimi i Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, ka nxitur debat mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Kryetari i tanishëm i Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se Arifi është shkarkuar nga ai që e ka sjellë në pushtet në vitin 2016.

“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016”, ka thënë Mustafa.

Me këtë nuk është pajtuar diplomati Blerim Canaj, raporton gazeta10.

Ai ka pyetur pse bash Ragmi Mustafa ka qenë zgjedhja e Vuçiqit për të marrë drejtimin e Preshevës.

‘Cili është raporti juaj me Vuçiqin’, ka pyetur Camaj.

‘Absolutisht asnjë raport me Vuçiqin nuk kam’ është përgjigjur Mustafa.

‘A i keni dhënë ndonjëherë ndonjë falënderim ose mirënjohje Vuçiqit’, ka insistuar Camaj. /Gazeta10/

Përplasjen e tyre e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.