Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pret Hovenierin flasin për anëtarësimin në KiE – komunikata s’ka detaje

Gazeta10
02 May 2024 - 22:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka treguar zyra e presidencës për media në këtë takim është folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë rast është vënë në pah procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por komunikata nuk ka detaje për kërkesën e Gjermanisë dhe Francë që Qeveria ta votojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e pastaj ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

“Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.