Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptari Bix Aliu, i diplomuar në Prishtinë – ambasador amerikan në Malin e Zi

Gazeta10
16 September 2022 - 23:57

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nominuar për ambasador në Mal të Zi, diplomatin Bix Aliu, një shqiptar i lindur në Chicago, me prindër që kishin imigruar nga Kërçova e Maqedonisë Veriore, raporton Gazeta10.

I lindur në Chicago, Bix (Begzat Azem) Aliu është një diplomat i karrierës që deri së fundi ka qenë i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest.

Më herët, ai ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës amerikane në Krakoë, të Polonisë. Paraprakisht, kishte shërbyer edhe si zv/shef i Ambasadës amerikane në Malin e Zi, si dhe ka qenë me mission edhe në Tiranë.

Aliu e mban diplomën e Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës, në Kosovë kurse masterin e ka kryer në Pennsylvania. Përvec shqipes e anglishtes, Aliu flet edhe polonisht, serbisht dhe maqedonisht./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.