Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Po çfarë 15 mijë euro bre?” – Jeton Gashi vazhdon të mohojë akuzat e kurdisjeve të ndeshjeve

Gazeta10
05 May 2024 - 22:49

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme për futbollin kosovar.

Ndër to është edhe ajo e kurdisjeve të ndeshjeve, nga e cila pësoi presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi, i cili u përjashtua nga gjitha organizimet e futbollit kosovar.

Ai iu përgjigj në një lidhje direkte, ish-nënkryetarit të Ulpianës, Liridon Kozhani.

Ky i fundit është i ftuar në studion e emisionit “Kampionët”, që tha se kryesia e Ferizajt i kishte ofruar Jeton Gashit një shumë prej 15 mijë eurosh për ta lëshuar ndeshjen.

Gashi u kundërpërgjigj, duke mohuar edhe një herë akuzat që po vijnë drejt tij për trukimet në këto ndeshje.

“Po çfarë 15 mijë euro bre? Nuk ka pasur kurrëfarë takimi mes meje e kryesisë së Ferizajt, nuk ka shancë që të ndodhë një gjë e tillë. Kemi luajtur futboll të pastër, i kemi mposhtur në fushën e lojës” – tha ai.

Edhe Ulpiana e Vllaznia janë përjashtuar nga Liga e Parë, dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.