Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkon në 10 numri i viktimave nga përmbytjet në Itali

Gazeta10
17 September 2022 - 10:34

Ka arritur në 10 numri i viktimave si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbyjteve në rajonin Marche të Italisë.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar ende kërkimet për tre persona të zhdukur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy deri në tre orë, tha agjencia e mbrojtjes civile, një e treta e sasisë që zakonisht merret në një vit.

Kreu i agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile, Fabrizio Curcio, u takua me autoritetet lokale në kryeqytetin e Marche, Ankona, për të vlerësuar dëmin, ndërsa shefat e partive që bënin fushatë për zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali shprehën solidaritetin e tyre duke ndaluar fushatën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.