
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.
Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”, raporton Gazeta10.
“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër. Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun. 👏🏻💪🏻”, ka shkruar ajo./Gazeta10