Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bombardimet ruse vrasin 11-vjeçaren në Ukrainë

Gazeta10
17 September 2022 - 15:53

Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e bombardimeve ruse me raketa në në qytetin Chuhuiv, në rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore, transmeton Gazeta10.

Lajmi për vdekjen e të miturës është bërë i ditur nga guvernatori i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Zyrtari tha se raketat shkaktuan dëme të mëdha material në zonë, teksa pohon se një karburant u shkatërrua plotësisht nga raketat ruse.

“Një fëmijë i pafajshëm vdiq nga terrori rus. Fatkeqësisht, vajza 11-vjeçare e shtruar në spitalin e Chuguyev ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra”, shkruan zyrtari ukrainas në Telegram.

Megjithatë The Guardian thekson se lajmi për vdekjen e të miturës nuk është verifikuar nga burime të paanshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.