
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë sportin në përgjithësi në Kosovë e Shqipëri.
I ndarë në dy pjesë, emisioni “Kampionët” i kësaj të diele, fillimisht merret me temën kryesore të javës, vendimin e FSHF-së për të organizuar një kampionat evropian së bashku me Serbinë.
Të ftuar në studio, për të dhënë mendimet e tyre rreth kësaj teme janë Blendi Memaj dhe Nexhmedin Spahiu, derisa në lidhje direkte ishte edhe Enriko Gabaj, gazetar i sportit në “Euroneës Albania”.
Ky i fundit u shpreh goxha revoltues dhe kategorikisht kundër vendimit të FSHF-së për të bashkëorganizuar me Serbinë.
“Edhe ne në Shqipëri, edhe unë si gazetar e si qytetar, jemi kundër kandidaturës së Shqipërisë dhe Serbisë për ta organizuar Evropianin, nuk e di se çfarë u ka shkuar në mendje FSHF-së në momentin që kanë zgjedhur ta bëjnë këtë skandal në vete.” – tha Gabaj.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar kërkesë zyrtare në organet e UEFA-s për të organizuar Kampionatin Evropian “EURO 2027” për grupmoshat deri U21.