Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person ther tre policë në Prizren, dy prej tyre dërgohen në spital (FOTO)

Gazeta10
17 September 2022 - 18:56

Një person ka therur me thikë tre policë në Prizren, raporton Gazeta10.

Kjo ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”.

Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka thënë se njëri nga policës është në spitalin e Prizrenit ndërsa tjetri në QKUK.

Personi në fjalë është i njohur për përdorim të substancave narkotike.

 “Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi për Klan Kosovën / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.