Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pakënaqësi me Pakon Mbështetëse të Qeverisë (VIDEO)

Gazeta10
17 September 2022 - 19:13

Raporti: Viola Korça

Të pakënaqura, sindikatat janë shprehur edhe me pakon e re mbështetëse të qeverisë. Derisa e kanë kundërshtuar këtë pako, punëtorët e sektorit privat kanë paralajmëruar edhe masa sindikale ditëve në vijim. Sipas tyre, vetëm për qind e punëtorëve, mund të jenë përfitues të kësaj pakoje.

Numër shumë i vogël i punëtorëve të sektorit privat do të arrijnë të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë.

Me vendimin e ekzekutivit, të marrë para pak kohësh, secilit punëtor që do t’i rritet paga nga punëdhënësi do të subvencionohet me 50% për tre muaj.

Mirëpo, shumica e kompanive kanë thënë se rritja e pagave në këtë kohë është e pamundur të bëhet për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të gjitha produkteve.

Kjo ka shtyrë sindikatën e sektorit privat që të kërkoj nga Qeveria dhe Ministria e Financave që ta anulojnë pjesën e pakos që përfshinë këtë sektor.

Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat ka bërë të ditur se  i kanë dhënë afat qeverisë që deri më 20 shtator të ndërmarrë ndonjë hap.

Pakoja e prezantuar nga ekzekutivi është kundërshtuar edhe nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

Kryetari i saj, Agim Shani, ka thënë se një dallim mes dy sektorëve do jetë e dëmshme edhe për investitorët.

Kanal 10 gjatë ditës ka pyetur edhe qeverinë, por nga këta të fundit nuk është kthyer përgjigje. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.