Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbët i bindën shtetit të Kosovës, 44 persona kanë aplikuar sot për kalim të patentë shoferit në RKS

Gazeta10
13 May 2024 - 18:22

44 qytetarë serbë kanë aplikuar vetëm sot që patentë shoferët ilegal t’i zëvendësojnë me ata RKS.

Burime të Gazeta10 brenda MPB-së bëjë të ditur se për dy ditë 77 qytetarë serbë kanë aplikuar për kalim të patentë shoferëve në RKS.

Sipas këtyre burimeve, interesimi i serbëve për t’i zëvendësuar patentë shoferët ilegal me ata të RKS është goxha i madh.

Ditë me parë Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.