Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vërshohen Gjakova e Rahoveci (VIDEO)

Gazeta10
17 September 2022 - 19:40

Raporti: Bleona Dallaveraj

Rrugë të shembura, vetura të mbuluara nga uji e shtëpi të vërshuara. Kjo ishte gjendja sot në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit,  ku si pasojë e vërshimeve, shumë qytetarë mbetën të ngujuar në shtëpitë e tyre. 5 familje me së paku 80 anëtarë u  evakuuan në komunën e Gjakovës, derisa nga uji u vërshua edhe spitali në këtë komunë. Banorët treguan se dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë të mëdha.

Me barkë shpëtimi po nxirren nga shtëpitë e tyre.

Mëngjesi i kësaj të shtune, këtë familje e shumë familje tjera në Komunën e Gjakovës e atë të Rahovecit i gjeti të ngujuar brenda në shtëpi.

Për shkak të reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre u vërshuan nga uji, e largimi nga to ishte i pamundur pa ndihmën e zjarrfikësve e ekipeve ndihmëse.

Nëntë familje, me së paku 80 anëtarë u evakuuan gjatë ditës në Gjakovë.

Rrugë të shembura, vetura të mbuluara nga uji e shtëpi të vërshuara.

Kjo ishte gjendja në disa lagje të këtyre komunave.

Metë Popaj nga fshati Fortesë i Komunës së Rajovecit ka treguar se me të filluar të reshurat mëngjesin e sotëm, për një kohë shumë të shkurtër kati i parë i shtëpisë së tij u vërshua nga uji.

Ai thotë se përkundër që bashkë me familjarët e tij u munduan që ta largojnë ujin, një gjë e tillë ishte e pamundur.

Me një situatë të njëjtë u përballë edhe Bujar Popaj nga po ky fshat.

Ai ka treguar se për shkak të vërshimeve u janë shkaktuar dëme të mëdha.

Me të filluar përmbytjet, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kërkoi përkrahje urgjente të Qeverisë së Kosovës.

Ai njoftoi se për shkak të situatës së krijuar, që nga ora 10:00 është mbledhur edhe Shtabi Urgjent i komunës.

“Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. i kemi parë nga afër në shumë zona të komunës sonë, posaçërisht, në: Fortesë, Sapniq, Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Dejnë, Krushë e Madhe, Nagac, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol”.

Të gjitha ekipet emergjente u vunë në shërbim të qytetarëve edhe në Komunën e Gjakovës.

Kështu njoftoi kryetari i saj Ardian Gjini.

“Të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Gjakovës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike. Nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.

Për shkak të reshjeve të shiut, vërshime pati edhe në komunat tjera. / Kanal0

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.