
Sipas raportit policor, janë arrestuar dy persona pas një rrahje në Pejë me datën 17 shtator, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mbrehtë dhe të lënduarit kanë pranuar tretman mjeksor.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 17.09.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e birë), pasi që janë rrahur me dy viktimat meshkuj kosovar (babë e birë). Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”/Gazeta10.