
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “X” ka njoftuar për takimin me emisarin e posaçëm të Gjermanisë në Kosovë, Manuel Sarrazin.
Ai ka thënë se pret me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në rezidencën e ambasadës së Gjermanië në Kosovë”.
“Përderisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne me padurim presim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti.