
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti për datën 19 shtator do të jetë I ftohët me një ulje të temperaturave, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit temperaturat do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.
“Java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu. Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10.
