Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan

Gazeta10
28 May 2024 - 20:48

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S.

“Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e mjetit të ftohtë (thikë) nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Grabitje’’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.