
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po vazhdon me vizita jashtë vendit ndërkohë që në Kosovë kërkesat për shërbime më të mira mjekësore në vend po rriten.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, i pari i këtij diksteri do të udhëtoj drejt Greqisë dhe do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.
“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftim.
Javëve të fundit janë rritur kritikat dhe protestat ndaj performancës së ministrit Latifit, sa që PSD kishte organizuar disa performanca para ndërtesës së ministrië./Gazeta10
