
Fotogazetari nga Neë York Times, Wade Goddard ka rrëfyer historinë se çfarë ka parë në Prekaz gjatë luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai tregon se pasi i kanë vrarë familjen Jashari, serbët i kanë vendosur trupat e tyre në një kasolle, ku gazetarët mund të shkonin dhe ti fotografonin, raporton Gazeta10.
“Pasi që serbët e shkatërruan fshatin dhe i vranë të gjithë në Prekaz, i zhvendosën kufomat në një kasollë dhe i lanë gazetarët që të vinin dhe ti fotografonin, sepse besonin se me vdekjen e Adem Jasharit do të vinte edhe fundi i UÇK-së,”, tha ai në Kanal10.
Goddard shton se pas fotografisë në Prekaz, ka pasur shumë interesim nga shtypi ndërkombëtar dhe reagimi i tyre sipas fotogazetarit ishte ‘Zot edhe një luftë tjetër në Ballkan’./Gazeta10