Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Po vazhdojnë tendencat e Vuçiç për të frikësuar qytetarët serb në Kosovë

Gazeta10
19 September 2022 - 17:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është sulmuar një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës.

Sveçla këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta10.

£Tendencat e Vuçiç për të frikësuar qytetarët serb që jetojnë në Kosovë po vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës. Njejtë, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, ministri i ka bërë thirrje presidentit serb t’i ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale e kriminale ndaj qytetarëve të Kosovës.

Teka, ka bërë të ditur se institucionet janë të angazhuara në zbardhjen e këtyre rasteve.

“Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiç nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.