
Nazmi Gripshi i bashkohet listës së të larguarve nga skuadra e Ballkanit.
Suharekasit janë duke u ballafaquar me largime të shumta, pas shpalljes së tretë rradhazi kampion në Superligën e Kosovës.
Gripshi ishte lojtari kyç i skuadrës së Ilir Dajës dhe një nga më meritorët që Ballkani triumfoi këtë vit në elitën e futbollit vendor.
Durrsaki ka para vetës disa oferta nga Evropa, dhe e ardhmja e tij pritet të zbulohet shumë shpejtë.