Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti emëron Ardita Sinanin si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc 

Gazeta10
19 September 2022 - 19:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot e ka emëruar Ardita Sinanin si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.​”, thuhet në njoftimin për medie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.