
Gazetari Ridvan Berisha në emisionin “Politiko” ka komentuar takimin që pritet të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.
Ai është treguar pesimist ndaj këtij takimi dhe ka thënë që nuk pret rezultat, raporton Gazeta10.
“Unë mendojë se kryeministri Kurti nuk ka pasur zgjidhje tjetër vetëm se ta afirmojë vullnetin politik që të shkojë në dialog, për të vijuar kornizën e bisedimeve mbi bazën e planit franko- gjerman, BE-ja nuk ka hequr dorë nga agjenda për Kosovën dhe Serbinë, nuk pres asgjë përveç kur të dalin nga takimi me thënë u pajtum, su pajtum”, tha ai në Kanal10./Gazeta10