Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria insiston që drafti i Lajçak të dërgohet nga Brukseli në Venecia pastaj të shkojë në Kushtetuese

Gazeta10
23 June 2024 - 14:22

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se drafti i Lajçak duhet të dërgohet nga Brukseli në Venecia pastaj të shkojë në Kushtetuese.

Ai ka thënë për Kosova Press se BE-ja dhe Lajçak duhet të legalizojnë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Qorrolli shtoi se në formën aktuale si një non-paper pa një nënshkrim, logo, si dhe e ndarë nga marrëveshja e Brukselt dhe Ohrit, qeveria e ka të pamundur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Institucionet e BE-së, mund të dërgojnë dhe t’i kërkojnë një opinion këshillëdhënës, i cili nuk është obligativ. Venecia pastaj dhe Gjykata Kushtetuese të bëhen dy vendime figurativisht. Zotëri Lajcak duhet të legjitimojë arsyen e vet dhe ta legalizojë përndryshe s’ka kuptim”, thotë ai.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.