
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka publikuar Raportin e Punës së Kryeqytetit raporton Gazeta10.
Raporti përfshinë periudhën Janar-Korrik 2022.
Rama ka filluar me projektet e infrastrukturës që ka përfunduar gjatë kësaj periudhe.
Tutje, ai ka përmendur edhe projektet që janë bërë në aspektin, kulturor, ambiental si dhe në sektore të tjera.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Raporti i Punës së Kryeqytetit për periudhën Janar – Korrik 2022
• Për 40 ditë kemi përfunduar rrugën ‘Muharrem Fejza’.
• Kemi filluar punimet në Rrugën “A”, duke përfshirë të gjitha instalimet nëntokësore.
• Rruga Rimanishtë – Siqevë, do të përfundojë gjatë muajit tetor.
Për problemin e madh me qentë endacak kemi:
• krijuar task forcën për trajtimin e tyre;
• nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores;
• ndarë lokacionin për parkun e kafshëve dhe
• rritur buxhetin për trajtimin e këtij problemi emergjent.
• Kemi nënshkruar marrëveshje me Policinë e Kosovës për vëzhgimin e hapësirave publike me kamera të sigurisë.
• Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit ndriçues.
• Kemi filluar procesin e rivitalizimit të Tregut të Gjelbër.
• Kemi përzgjedhur lokacionin për ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit
• Kemi përzgjedhur lokacionin për Pallatin e Operas dhe të Baletit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të shpallim konkurs ndërkombëtarë këtë vit.
• Kemi ndarë lokacionin për Liceun Artistik dhe kemi hapur tenderin për dizajnimin e Liceut.
• Kemi subvencionuar shtimin e serrave në zonat rurale.
• Kemi rritur numrin e bashkësive lokale në fshatra e në lagje të Kryeqytetit.
• Për herë të parë në Kryeqytet, nënshkruam kredi të butë me BERZh-in për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, shumë kjo prej 5 milion EUR.
• Do të investohet në sistemin e ngrohjes në kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar.
• Kemi liruar hapësirat publike, kemi larguar shitësit ambulantë dhe kemi rivitalizuar ndërtesat e braktisura. Ndër to, Tullëtorja e qytetit, ish-bibilioteka ‘Hivzi Sulejmani’, si dhe ish-kinema ‘Rinia’.
• “Unaza e Mesme e Prishtinës”, një ndër projektet më gjigante në nivel vendi, ku vlera e investimeve tejkalon 200 milionë EUR, është nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe pritet të fillojë në vitin 2023.
• Me partnerët e KFË po punojmë në zhvillimin e projektit “Solar for Kosovo”, me investime rreth 85 mil EUR, projekt i cili i ngrit kapacitetet e ndërmarrjes “Termokos” edhe për 35 MË të reja në fazën e parë, ndërsa mundëson shtimin edhe për 40 MË në të ardhmen.
• Në bashkëpunim me MCC, soliterat ikonikë të Ulpianës po rinovohen dhe projekti Prishtina HeatSave i Termokosit është duke u implementuar në dinamikat e planifikuara.
• Me Bankën Botërore dhe SuperËien kemi nisur diskutimet për zgjatjen e shëtitores ‘Nënë Tereza’ deri tek Katedralja e Qytetit.
• Me UN-Habitat Kosovo dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës jemi duke bërë analizën e detajuar për Qytetin e Vjetër të Prishtinës.
• Kemi filluar punën në Planin Zhvillimor Komunal, si një prej dokumenteve më të rëndësishme të Kryeqytetit.
Deri tani, kemi të publikuara 177 projekte;
të kontraktuara 87 projekte;
në procedurë 51 projekte;
në proces të vlerësimit 16;
dhe të anuluara dhe të përsëritura 15 prej tyre.
Në fushën e kulturës Prishtina pati një verë të jashtëzakonshme.
• Prishtina është vendi i parë në Ballkan që mirëpret Manifesta Biennial, një bienale e nivelit botëror.
• Festivali Sunny Hill, solli artistë me renome botërore dhe mijëra vizitorë në Prishtinë. Gjithashtu, nënshkruam edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Sunny Hill Foundation, për promovimin e artistëve vendorë drejt majave të muzikës botërore.
• Kemi mbështetur festivalet Rame Lahaj International Opera Festival, Chopin Piano Fest Prishtina, Prishtina Gastronomy Festival dhe Etno Fest.
Prishtina, poashtu ka qenë arenë sportive këtë verë!
• Kemi mbështetur FISU – Kupën Botërore Universitare të Hendbollit, ku morrën pjesë 20 ekipe të shteteve të ndryshme botërore.
• Në Stadiumin “2 Korriku” kemi vazhduar punimet për zgjerimin e tribunës së shikuesve.
• Kemi ndërtuar dy fusha të reja sportive për shkollën fillore “Hilmi Rakovica”.
• Kemi ndërtuar fushë të re sportive edhe në fshatin Grashticë.
Klikoni në vegëzën më poshtë për të parë raportin e plotë:
#kryeqyteti”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10