Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete në varrezat e qytetit burri nga Gjilani

Gazeta10
03 July 2024 - 9:15

Një burrë i cili u raportua nga familjarët i zhdukur më 27 qeshor gjendet pa shenja jete në shkurret e varrezave të qytetit të Gjilanit.

Ai u gjet i vdekur gjatë zhvillimit të hetimeve të policisë së bashku me familjarët e viktimës, raporton Gazeta10.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Me 02.07.2024 gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024. Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.