
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit.
Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva, si dhe ukrainasi Fedis Alpatov patën sulmuar rojet në Uzinën e Gramshit, të cilët njëherësh akuzohen për spiunnazh.
Të dyshuarit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.
Mediet shqiptare raportojnë se ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues, teksa ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në Rusi, dhe se këtë shtet e konsideron armik për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ai gjithashtu, ka rrëfyer se nga bombardimet ruse, vëllau i tij ka mbetur i lënduar./Gazeta10