
Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë, sot kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi me qëllim koordinimin e punëve mes dy institucione. Ky memorandum, u nënshkrua gjatë vizitës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Tiranë.
Homologia e Konjufcës, Lindita Nikolla, në konferencën e përbashkët për shtyp, tregoi se ai i kërkoi koordinim mes dy shteteve për qëndrimin ndaj Serbisë.
Sipas Konjufcës, qasja armiqësore e Serbisë me Kosovën përbën rrezik për rendin dhe sigurinë në rajon.
Kujtojmë se me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë është parashikuar që të mbahet një mbledhje e përbashkët e të dy kuvendeve./Gazeta10