Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Po avancojnë”, Aliu viziton punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Gazeta10
05 July 2024 - 22:33

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, së bashku me zëvendësin e tij Hysen Durmishin, kanë vizituar punimet në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Aliu tha se po vazhdojnë me intenstitet të shtuar punimet në këtë projekt të cilin ai e konsideron një ndër më të rëndësishmit.

“Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonin e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore”, shkroi ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.