Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës shpall në kërkim Faton Hajrizin, i arratisur për herë të nëntë nga burgu

Gazeta10
06 July 2024 - 17:57

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i arratisur  nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Policia  kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim. Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.