Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bie në pranga edhe një i dyshuar për rastin e 26 vjeçarit që u ther për vdekje në Prizren

Gazeta10
09 July 2024 - 9:11

Është arrestuar edhe një person si i dyshuar në rastin e vrasjes së 26 vjeçarit në Prizren.

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren 06.07.2024-23:50. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq dje Policia e Kosovës ka thënë se i arrestuari, H.B 29 vjeç, dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

“Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024,përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj  të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar).”

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i  rëndë trupor nga neni 186,pargrafi 5,Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana  ne Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar. I dyshuari, ka qene ne dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

Auron Thaqi, të shtunën është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.”

Mbrëmjen e së dielës, 26 vjeçari ka vdekur në QKUK. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha ai të dielën.

Ndërsa dje në raportin e Policisë u bë e ditur se është arrestuar një person, shtetas i Turqisë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Për rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Zëdhënësja Fitore Mehmeti, në një përgjigje për Gazeta10, dje tha se i dyshuari, E.A., është në ndalim 48 orësh për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ajo tha se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me motivin e ngjarjes dhe nëse ka të dyshuar tjerë, Mehmeti tha se nuk mund të japë detaje në këtë fazë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari me inicialet E.A. (shtetas turk), i cili me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. I njëjti, dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për të dyshuarin E.A., prokuroria brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Rasti është duke u hetuar nga prokuroria në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, tha Mehmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.