Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarm i rremë për bombë në Kumanovë

Gazeta10
10 July 2024 - 14:26

Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr. Ribar”.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë konfirmuan se është kontrolluar valixhja në fjalë dhe se e njëjta ka rezultuar të jetë e zbrazët.

“Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Ribar” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.