Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me ofertë për mërgimtarët pronarë biznesesh që duan të investojnë në Kosovë: Ua garantojmë kreditë

Gazeta10
14 July 2024 - 18:31

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se këtë vit për bashkëatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore,”përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë”, shprehet Kurti.

“Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah”, shkruan tutje kryeministri Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen.

Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë.

Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah.

Mirë se vini!

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.