Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisin gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, priten zbulime të reja

Gazeta10
15 July 2024 - 20:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka theksuar se aty pritet të ketë zbulime të reja.

“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Arkeologjia po trajtohet me prioritet. Përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë”, ka thënë Çeku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.