Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrau 42 gra për dy vjet, krimineli arrestohet teksa po shikonte finalen e EURO-s

Gazeta10
16 July 2024 - 11:29

Një burrë ka pranuar se ka vrarë 42 gra dhe i ka hedhur trupat e tyre në një lagje të varfër në kryeqytetin kenian Nairobi për një periudhë dyvjeçare.

Policia ka arrestuar Collins Jumaisi Khalusha, 33-vjeçar, ndërsa ai shihet finalet e EURO-s në një bar dhe ndërsa thuhej se po fliste më një grua e cila supozohej të ishte viktima e tij e radhës, shkruan Metro.

Viktima e mundshme me të cilën ai kishte folur është identifikuar vetëm me emrin Susan. Ajo është pyetur se si ai iu afrua dhe çfarë kishin diskutuar.

Pas arrestimit, Khalusha rrëfeu vrasjet. Në disa raste, ai bënte seks me to para se t’i vriste. Shefi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, Mohamed Amin tha pas rrëfimit: “Kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopatik që nuk ka respekt për jetën njerëzore. Njeriu që arrestuam është një vampir, një psikopat”.

Vrasjet thuhet se filluan në vitin 2022 kur ai vrau gruan e tij, trupin e së cilës e copëtoi përpara se ta hidhte.

Khalusha jetonte në një pronë me një dhomë vetëm 100 metra larg vendit ku i hodhi kufomat.

Policia thotë se ka gjetur gjithashtu një hanxhar, thasë, litar, doreza gome dhe sende private nga disa prej viktimave të tij, duke përfshirë një çantë rozë dhe të brendshme femrash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.