
Rritja e çmimeve në hoteleri dhe shërbime, kryesisht në zonën bregdetare të Jugut të Shqipërisë gjatë këtij sezoni veror, është ngritur si shqetësim edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pavarësisht se pranoi që qeveria nuk mund t’i imponojë çmimet operatorëve turistikë, gjatë takimit me 61 kryebashkiakët e vendit, Rama i këshilloi bizneset në Jug që të ndalin rritjen e palogjikshme të çmimeve.
Sipas kreut të ekzekutivit ajo që po ndodh në plazhet e rivierës shqiptare është një vetëvrasje në terma ekonomikë, pasojat e së cilës do të ndihen më shumë në sezonet e ardhshme turistike.