Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti nga Samiti për Digjitalizim, premton digjitalizim të sistemit shtetëror

Gazeta10
21 September 2022 - 10:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar digjitalizim të sistemit shtetëror, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se digjitalizim e ndikon rritjen e produktivitetit si dhe nivelin më të mirë të jetesës shoqërore.

“Ne do t’i lehtësojmë këto duke fuqizuar administratën publike dhe duke e përmirësuar sistemimin edukativ dhe ngritur efiçiencen e shërbimeve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë duke e digjitalizuar qeverinë por edhe bizneset dhe kjo ka për qëllim ngritjen e produktivitetit dhe nivelit më të mirë të jetesës shoqërore”.

Kurti ka thënë se duhet të ketë sisteme digjitale edhe të gjithë sektorët e shtetit dhe të gjithë qytetarët.

 “Pra, për këtë arsye ne duhet të kemi sisteme digjitale për mësuesit, mjekët e të tjerët por edhe për të gjithë qytetarët. Kjo, vetvetiu e bën të domosdoshme ngritjen e nivelit të aftësisë së përdorimit digjital dhe përmirësimin në shoqërinë tonë”, është shprehur kreu i qeverisë.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se digjitalizimi e ka bërë komunikimin e njerëzve në këtë rajon më të lehtë.

“Ky samit i jep mundësinë të gjitha shteteve të rajonit që të zhvillohen në sistemin e një hapësire digjitale, pra, digjitalizimi e ka bërë komunikimin e njerëzve në këtë rajon më të lehtë e më të shpejtë”. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.